Media Galeri

Superman-i i ri që do të shpëtojë botën është biseksual

Një karakter si superman, i cili ka më shumë se 80 vite që njihet si heroi që shpëton botën, në seritë e reja do të jetë biseksual.

DC Universe, në seritë e reja të “Superman: Son of Kal-El” tregon historinë e superheroit të ri, djalin e Clark Kent dhe Lane, Jon Kent i cili do të kuptojë se është biseksual pasi të fillojë të ketë ndjenja për Jay Nakamura, një reporter.

Fillimisht, Nakamura shfaqet si shpatulla e ngrohtë ku Kent mund të mbështetet kur gjërat vështirësohen, por pastaj Superman-i ndjen se është i dashuruar me të.

Sipas skenaristit, evoluimi i Superman-it të ri është i tillë që në fund të ditës, ruan vlerat që karakteri ka përfaqësuar gjithmonë: shpresën, të vërtetën dhe drejtësinë.

Sezoni i ri i “Superman: Son of Kal-El” pritet të shfaqet më 9 nëntor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë