Qyteti australian i Sidneit ka dalë nga izolimi pas gati katër muajsh dhe njerëzit kanë nxituar të festojnë lirinë.
Shumë banorë kanë qëndruar në radhë në dyqanet dhe baret që u hapën në mesnatë e të tjerë kanë shkuar për vizita tek shoqëria apo të afërmit e tyre. Ndërkohë kishte radhë të gjata edhe tek berberët dhe sallonet.
Më parë ishin të ndaluara vizitat dhe largimi më shumë se 5 km nga zona.
Njerëzit tani mund të ndajnë ushqimet së bashku në kafenetë dhe restorantet e rihapura dhe të shkojnë në palestra, biblioteka dhe pishina.
Hoteli “Lord Gladstone” ishte i mbushur me njerëz, pas disa muajsh bosh dhe kjo ishte një mrekulli, sipas administratorit Pat Blake.
“Ne po kalojmë të hënën më të mirë, edhe para Covid. Njerëzit janë thjesht të lumtur që kanë mundësi të ulen për një birrë me miqtë e tyre, të jenë diku ku dëgjohet muzikë”, tha ai.
Qyteti më i madh i Australisë doli nga izolimi pasi u arrit objektivi i vaksinimit me dy doza për 70% të personave mbi 16 vjeç.
“Kanë qenë 100 ditë të vështira”, tha kryeministri Dominic Perrottet i cili shtoi se bashkëpunimi i njerëzve bëri që të lehtësoheshin masat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)





