Futboll

Video/ Benzema-Mbape gjunjëzojnë Spanjën, Franca fiton Ligën e Kombeve

Franca ka fituar trofeun e Ligës së Kombeve, pasi mundi Spanjën në finale e këtij kompeticioni, me rezultatin 1-2. Edhe këtë herë, ashtu si në gjysmëfinale ndaj Belgjikës, kampionëve të botës iu desh të përmbysnin rezultatin.

Pas një ore lojë të mërzitshme, rezultati u zhbllokua nga Ojarzabal, por festa e spanjollëve zgjati fare pak. Kryevepra e Benzema dhe më pas goli i Mbape 10 minuta para fundit ka bërë që kupën ta ngrejë skuadra e trajnerit Deshamp.

Franca është fituesja e edicionit të dytë të Ligës së Kombeve. “Gjelat” treguan forcën e tyre në finalen e luajtur në Milano, duke bërë një tjetër përmbysje. Në rastin e golit të Mbape, pas asistit të Teo Hernandez, spanjollët protestuan për pozicion jashtë loje, por VAR-i konfirmoi golin.

Vendi i tretë në Ligën e Kombeve i ka takuar Italisë, që mundi Belgjikën 2-1 në finale e vogël. Për Italinë shënuan Barela dhe Berardi me penallti kurse për Belgjikën shkurtoi diferencën në fund de Katelaere.

Spanjë-Francë 1-2
Spanja (4-3-3): Simon, Azpilikueta, Garsia, Laporte, Alonso, Gavi (Koke), Buskets, Rodri (Fornals), Ferran Torres, Merino, Sarabia ( Pino), Ojarzabal. Trajner: Luis Enrike
Franca (3-4-1-2): Loris, Kounde, Varane (Upamekano), Kimpembe, Pavard (Dybua), Pogba, Tçouameni, T.Hernandez, Grizman (Veretu), Benzema, Mbape. Trajner: Didier Deshamp
Arbitër: Tejlor (Angli)
Shënues: Ojarzabal 64’, Benzema 66’, Mbape 80’


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë