Valteri Botas fiton Çmimin e Madh të Turqisë, garën e 16-të sezonale të Botërorit të Formulës 1. Piloti finlandez i Mercedseit u nis i pari dhe e ruajti kryesimin përpara dy makinave Red Bull të Maks Vershtapen dhe Serxhio Perez. Vendi i katërt për Ferrarin e Leklerk, ndërsa Ljuis Hemilton e mbylli në vend të 5-të.
Në Stamboll u zhvillua një garë e fortë dhe plot emocione në një terren të lagësht, me Botasin që fitoi dhe i bëri edhe një nder shokut të skuadrës. Ai u tregua i vëmendshëm gjithë kohën për të mos u parakaluar nga Maks Vershtapen.
Great work from @ValtteriBottas today 👏#TurkishGP 🇹🇷 #F1 pic.twitter.com/U24u9xfZAl
— Formula 1 (@F1) October 10, 2021
Botas bëri gjithçka në perfeksion, mbajti prapa holandezin dhe Perezin, duke i dhënë pikë të rëndësishme Mercedesit në garën e konstruktorëve. Po ashtu, ai ndhmoi edhe Ljuis Hemiltonin, që gjithsesi e humbi kryesimin e renditjes, por tashmë ka një diferencë që mund të ishte më e madhe. Vendi i 5-të për kampionin e botës, që u nis nga vendi i 11-të dhe tani ka 6 pikë më pak se Vershtapen.
Një garë shumë të mirë ka bërë Karlos Sainz, i cili u nis i fundit për shkak të ndërrimit të motorit, dhe e mbylli në vend të 8-të. Një rikuperim i jashtëzakonshëm ky për spanjollin, që kaloi finishin pas Gaslit dhe Norris, duke i dhënë Ferrarit pikë të çmuara. Kanë marrë pikë edhe Stroll dhe Okon.
A commanding drive from the Finn 💪#TurkishGP 🇹🇷 #F1 pic.twitter.com/6zYnpxyww5
— Formula 1 (@F1) October 10, 2021
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




