Duke pritur të përfundojnë kartëmonedhat, disa fytyra të figurave të rëndësishme historike të grave, nga viti 2022 do të shfaqen në prerjet e monedhave prej çerek dollari.
Autoritetet bankare amerikane, kanë paraqitur serinë e parë të monedhave prej 25 cent për të nderuar ikona, si poetja Maya Angelou, astronautja Sally Ride, aktorja Anna May Wong, politikanja Nina Otero-Warren, si dhe Wilma Mankiller, gruaja e parë nën komandën e Cherokee, aktiviste dhe zhvilluese e komunitetit.
“Grafika veçanërisht frymëzuese e monedhave, – thotë Alison L.Doone, drejtor në detyrë i United States Mint, – tregon historinë e pesë grave të jashtëzakonshme, kontributet e të cilave janë gdhendur në kulturën amerikane. Brezat e ardhshëm do të shikojnë fytyrat e tyre në monedha, duke pasur parasysh qëllimet që mund të arrihen me një vizion, vendosmëri dhe dëshirë për të përmirësuar mundësitë për të gjithë”. Megjithatë, në njërën anë të monedhave, do të vijojë të mbetet fytyra e George Washington.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)









