Qyteti italian i Torinos do të presë konkursin e këngës Eurovision 2022, një nga ngjarjet më të mëdha televizive në botë, që shënon kthimin e tij në Itali pas 31 vitesh. Eurovision tha në një deklaratë në faqen e saj në internet se Italisë iu dha e drejta për të vënë në skenë organizimin e vitit të ardhshëm pasi grupi italian Maneskin fitoi edicionin e 2021 në Roterdam.
Konkursi u anulua në vitin 2020 për shkak të koronavirusit.
Festivali, i cili arriti afro 190 milionë shikues në televizion dhe online në 2021, do të zhvillohet në stadiumin PalaOlimpico.
“Finalja është caktuar për 14 maj”, tha Eurovision.
Italia më parë organizoi festivalin e këngës në Napoli në 1965 dhe në Romë në 1991.
Qyteti verior i Torinos u zgjodh pas një procesi përzgjedhjesh në të cilin fitoi kundër 16 qyteteve të tjera.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.