Motosport

Hemilton më i shpejti, por niset i 11-i. Botas-Vershtapen në rresht të parë në Turqi

Ljuis Hemilton ka regjistruar sot kohën më të mirë në kualifikueset e Çmimit të Madh të Turqisë, që zhvillohet nesër në cirkuitin e Stambollit . Një “pole position” anormal, në fakt, sepse anglezi kampion bote nesër do të niset në vend të 11-të, për shkak të dënimit për ndërrimin e motorit termik para kësaj gare.

Kështu, në rresht të parë do të jenë Valteri Botas, makina e dytë Mercedes, dhe Maks Vershtapen me Red Bull, që duhet të përfitojë nga penalizimi i Hemiltonit për të rikuperuar pikë të rëndësishme në klasifikim dhe garën për titullin kampion bote.

Holandezi duhet të ruhet ndërkohë nga Ferrari i Sharl Leklerk, i cili doli i katërti dhe do të niset nga vendi i tretë, përpara Alpha Taurit të Pierr Gaslit. Më pas vijnë Alonso, Perez, Norris, Stroll dhe Tsunoda.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë