Media Galeri

Kryevepra mikroskopike shiten me çmim marramendës

Pikturat mikroskopike të David A Lindon janë shitur për më shumë se 90.000 dollarë. Artisti ka rikrijuar në miniaturë pikturat si “Nata me yje” dhe “Luledielli” të Van Gogh, “Vajza me vëth perle” e Vermeer, “Zambaku i ujit” i Monet dhe “Klithma” e Munch në përmasa aq të vogla sa mund të kalojnë në vrimën e gjilpërës.
Skulptori i Bournemouth, Britani i cili filloi të praktikonte hobin e tij në vitin 2018 e quajti punën e tij diçka që i ka ndryshuar jetën. Pikturat i janë shitur koleksionistëve privatë për 15,000 dollarë secili, përpara se të realizohej ekspozita e tij e parë!/BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë