Titiporn Jutimanon, pronari i restorantit Riverside ishte i bindur se një përmbytje në Tajlandë do të ishte fundi i një biznesi që po luftonte me pandeminë.
Por ndodhi komplet e kundërta.
Në vend që të mbyllet nga përmbytjet, restoranti Riverside u bë një restorant shumë i preferuar në Tajlandë pasi klientët mund të konsumojnë një drekë ndërkohë që dallgët përplasen në këmbët e tavolinave dhe karrigeve.
“Klientët i duan dallgët. Ajo që mendova se do të ishte një krizë, u shndërrua në një mundësi”, tha Jutimanon.
Fotot dhe videot janë bërë virale në mediat sociale me klientët që janë të ulur dhe po hanë ndërkohë që kalojnë anijet që krijojnë dallgë.
Jutimanon u detyrua ta mbyllte restorantin gjatë mbylljes së Covid-19 por tani është e lumtur se gjeti një zgjidhje për të përballuar përmbytjet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)







