Antonio Konte, pa punë që pas largimit nga Interi, mund të kthehet në Premier Ligë së shpejti. Fondi arab që sapo ka blerë ekipin e Njkasllit, është gati të bëjë investime serioze për ta ngritur klubin në nivele sa më të larta. Dhe kto investime mund të nisin nga trajneri i ri.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, ish-trajneri i Interit dhe Juventuit është kontaktuar nga drejtuesit e klubit anglez dhe në tavolinë për të është një ofertë e majme financiare. Për momentin, Konte nuk ka bërë asnjë koment dhe është duke e studiuar këtë mundësi, që sigurisht ka rreziqet e veta, edhe pse bëhet fjalë për një ekip me traditë në futbollin anglez.

Në të kaluarën Konte ka drejtuar Çelsin dhe e njeh mirë kampionatin anglez. Ai e di shumë mirë se duhen bërë blerje të mëdha për të pasur një skuadër kompetitive dhe për momentin Njukasëlli nuk ka një grup lojtarësh që të bëjnë diferencën. Ndoshta momenti më adapt do të ishte në verën e ardhshme, kur trajneri italian mund ta ndërtojë skuadrën sipas dëshirës së tij, duke qenë se financat do të jenë të konsiderueshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




