Lojëra me Dore

4 milionë dollarë të “vjedhur” nga sistemi i NBA-së, arrestohen 18 ish-lojtarë

Toni Alen, ai që Kobi Brajant e konsideronte mbrojtësin më të mirë, me të cilin ishte ndeshur, Big Bebi Devis, kampion me Boston Selltiks në 2008-ën, por edhe Jamario Mon, Andrea Bargnani dhe Sebastian Telfair. Janë disa nga 18 ish-lojtarët e NBA-së të arrestuar për mashtrim për përfitimin e 4 milionë dollarëve nga sistemi pensionistik i “Association”.

Sipas akuzës, ideja e këtij mega-mashtrimi i lindi Terrens Uilliams, sot 34 vjeç, zgjedhja e 11-të e Draftit të 2009-ës dhe që e mbylli karrierën në NBA në 2013-ën, pas 153 ndeshjesh me Nju Xhersi Nets dhe Hjuston Rokets. Uilliams kontaktoi lojtarët e tjerë, u propozoi atyre idenë për të kërkuar rimbursim për raporte mjekësore false, duke u ofruar në këmbim asistencë për administrimin e këtij operacioni, nga i cili do të përfitoheshin 230 mijë dollarë.

Ish-kolegët pranuan dhe kërkuan që prej vitit 2017 rimbursim për veten dhe familjarët e tyre për një shifër që në total kishte vlerën e 4 milionë dollarëve. Ata përfituan 2.5 milionë deri vitin e kaluar, kur nisën hetimet federale, që kanë sjellë edhe arrestimet e sotme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë