Futboll

“France Football” zbulon detajin që tregon fituesin e ardhshëm të “Topit të Artë”

“France Football” ka zbuluar kopertinën e numrit të saj të ardhshëm dhe protagonisti i kësaj kopertine mund të jetë edhe detaji që tregon se kush do të jetë fituesi i “Topit të Artë” 2021. Numri i kësaj gazete, që do të botohet të shtunën, i dedikohet çmimit prestigjioz që do të jepet këtë vit, pas pushimit në 2020-ën.

Përveç publikimit të listës së kandidatëve finalistë, numri i gazetës ka sjellë menjëherë diskutime në lidhje me personazhin e zgjedhur në kopertinë. Në fakt, fytyra e Lionel Mesit në faqe të parë e ka një domethënie. “Nuk jam penduar”, – është fraza e zgjedhur nga “France Football” për titullin e intervistës me lojtarin argjentinas. Bëhet fjalë, me shumë mundësi, për transferimin e tij këtë verë te PSG.

Megjithatë, zgjedhja e Mesit në kopertinë, siç supozon edhe “El Chiringuito TV”, mund të jetë një indicie e qartë edhe sa i takon fituesit të ardhshëm të trofeut individual për vitin 2021. Nëse ndodh kështu, për argjentinasin do të ishte “Topi i Artë” i 7-të, që do ta shkëpuste përfundimisht nga rivali i përjetshëm Kristiano Ronaldo, që ka ndaluar në kuotën 5.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë