Mungesa e mësuesve mbështetës për fëmijët me aftësi të veçanta është një problematikë e madhe për prindërit. Për zgjidhjen e këtij problemi, ato kanë firmosur një peticion dhe e kanë dërguar tek Ministria e Arsimit.
Sipas njërës prej iniciatoreve të peticionit Eglantina Bajrami, drejtoreshë e Klubit të Fëmijëve me Spektrin e Autizmit, prindërit kanë kërkuar që të vendoset sa më shpejt mësuesi mbështetës në të gjitha shkollat e vendit. Sipas prindërve, mësuesi mbështetës duhet të jetë me arsimin special. Në peticion kërkohet që të shtohet numri i mësuesve dhe numri i orëve të tyre, ndërkohë që ftohen të gjithë prindërit të firmosin peticionin.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



