Media Galeri

Një yll për James Bond në Bulevardin e famës

Pak pasi doli dhe filmin i fundit i James Bond “No time to die”, aktori Daniel Craig është nderuar me një yll në Bulevardin e Famës në Kaliforni.

Craig, i cili ka luajtur 007 që nga viti 2006, tha se ishte një “nder absolut të kesh një yll në Hollywood”.

Aktori Daniel Craig

Para se të zbulohej ylli i tij, Craig falenderoi regjisorët e James Bond,  Michael Wilson dhe Barbara Brokoli.

“Ju falenderoj pa masë. Pa ju nuk do të isha këtu”, tha ai.

No Time To Die ishte filmi më i shikuar gjatë fundjavës që lamë pas në Mbretërinë e Bashkuar.

Craig iu bashkua 2704 të famshmëve që janë nderuar me një yll.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë