Tomas Strakosha po kalon një situatë paksa delikate te Lacio. Portieri i Kombëtares kuqezi ka humbur vendin e titullarit në kampionat, ndërsa në Ligën e Europës bëri një gafë të rëndë në Turqi. Më pas mori mbështetjen e të gjithëve, trajnerit Sarri, drejtuesve dhe tifozëve, megjithatë është e qartë se qëndrimi në stol e ka goditur jo pak psikologjikisht Strakoshën.
Në këto kushte, çdokush mund të mendojë se e ardhmja mund të jetë larg Lacios, por klubi italian tashmë ka nisur punën për rinovimin me portierin shqiptar. Kontrata e Strakoshës skadon më 30 qershor 2022 dhe sipas faqes “lalaziosiamonoi”, klubi është gati t’i ofrojë atij një pagë prej 1.5 milionë eurosh në sezon.

Strakosha kërkon 2 milionë euro në sezon dhe pas bisedimeve mes palëve mund të gjendet gjuha e përbashkët, çka nënkupton një shifër mes atyre të përmendura më lart. 26-vjeçari ka nevojë të luajë rregullisht dhe nëse rinovon, situata mund të ndryshojë për të shumë shpejt.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




