Futboll

Tirana vatër Covid-i, numri i të infektuarve dyshohet se ka shkuar në shtatë

Tirana është kthyer në një vatër infeksioni të Covid-19. Klubi kryeqytetas u vu lë alarm, pasi tre pjesëtarë të tij, futbollistët Erjon Hoxhallari dhe Marsel Ismailgeci, si dhe fizioterapisti Arzen Voci, dolën pozitivë gjatë testeve të kryera në grumbullimin e Kombëtares dhe Shpresave.

Futbollisstët e tjerë të kësaj skuadre dhe stafi teknik kanë kryer tamponë në klinika private të mërkurën dhe ka dyshime të forta se mund të jenë infektuar edhe Majkëll Ngo, Taulant Seferi, Aldo Gjumsi dhe përgatitësi atletik Kosta Jani, të cilët kanë shfaqur shenjat dalluese të Covid-19, si temperaturë dhe lodhje fizike. Klubi ndërkohë nuk ka mbajtur asnjë qëndrim zyrytar në lidhje me këtë situatë.

Hoxhallari, pozitiv me Covid-19, ne mes te arbitrave para ndeshjes me Laçin. Gazeta Si, 7 tetor 2021

Nëse edhe këta 4 pjesëtarë të bardhebluve konfirmohen me Covid-19, atëherë Tirana shndërrohet vërtet në një vatë infeksioni dhe mund të rrezikojë ndeshjen e radhës. Pak ditë më parë kryeqytetasit luajtën në kampionat me Laçin, ku Hoxhallari dhe Isamilgeci ishin titullarë, kështu që edhe kurbinasit duhet të kryejnë testet sa më parë. Aktualisht kampionati ëhstë ndërprerë për shkak të ndeshjeve të Kombëtares.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë