Gjermania është gati për Euro 2024. Logoja zyrtare e Europianit të ardhshëm të futbollit është zbuluar sot në mbrëmje në “Olympiastadion” të Berlinit, një prej impianteve, ku pas tre vitesh do të luhen ndeshje të këtij turneu. Me këtë rast, “Olympiastadion” është ndriçuar nga ngjyrat e flamujve europianë. Pas tre vitesh do të mësohet se kush do të jenë pasardhësit e Italisë së Mançinit.

Logoja është kompozuar me ngjyrat e flamujve të 55 federatave që janë pjesëtare të UEFA-s. Ngjyrat bëhen bashkë në kombinime të ndryshme dhe kështu dizenjojnë formën e çatisë së “Olympiastadion”. Në qendër është Kupa Henri Delaunay.
Në Europianin e Gjermanisë marrin pjesë 24 skuadra, që do të përcaktohen nga faza kualifikuese, ku edhe kuqezinjtë do të luajnë shanset e tyre me shpresën për të qenë për herë të dytë në një kompeticion të tillë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




