Drejtësia

Vrau kunatën, dënohet me burgim të përjetshëm Dashamir Xhepa

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin e përjeshëm për Dashamir Xhepën, i cili vrau kunatën e tij në shkurt 2019. Vendimi i Gjykatës së Tiranës, u mor në janar të këtij viti për kryerjen e veprës penale “ Vrasje për shkak të marëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve , armëve shpërthyese dhe i municionit”, por ai u apelua, duke kërkuarpafajësinë.

Lirie Xhepa, nënë e 4 fëmijëve, u gjet e vrarë  pranë Liqenit të Sharrës në Tiranë, në 14 shkurt, ndërsa ajo ishte ekzekutuar një ditë më parë nga vëllai i bashkëshortit, i cili nuk jetonte më.

Pas krimit, ai u largua në drejtim të qytetit të Peshkopisë, ku kishte qëndruar në një hotel. Xhepa u ndalua në momentin, kur ishte bërë gati për t’u larguar nga Shqipëria. Për këtë arsye u prangos edhe një miku i tij me akuzën për përkrahje të autorit të krimit, cili do ta largonte me automjetin e tij në drejtim të pikës së Kalimit Kufitar të Bllatës.

Autori i krimit, u arrestua dy javë pas ngjarjes së rëndë. Ai e kreu krimin disa kohë pas vdekjes së vëllait për konflikte me pronat dhe se sipas tij “Lirie Xhepa i kishte ulur reputacionit familjes”.

Ajo u vra me armë zjarri dhe më pas ishte hedhur në disa shkurre, afër banesës së saj. Ishin banorët e zonës, të cilët njoftuan policinë mëngjesin e datës 14 shkurt.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë