Një version prej kukulle Barbie i astronautes italiane Samantha Cristoforetti është nisur me një fluturim me gravitet zero me qëllim të frymëzimit të vajzave të reja që të marrin në konsideratë një karrierë në hapësirë dhe shkencë, teknologji, matematikë dhe inxhinieri (STEM).
Duke shënuar Javën Botërore të Hapësirës 4-10 Tetor, e cila këtë vit vjen me temën “gratë në hapësirë”, prodhuesi i lodrave Mattel Inc (MAT.O) është bashkuar me Agjencinë Evropiane të Hapësirës (ESA) dhe Cristoforetti, e cila aktualisht është në stërvitje për një mision në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor prillin e ardhshëm për të krijuar kukullën.
Si pjesë e projektit, kukulla e ngjashme me Cristoforetti pasqyroi përgatitjen që duhet të bëjë një astronaut para se të niset në hapësirë, duke udhëtuar në një fluturim me gravitet zero nga një bazë ESA (European Space Agency) në Gjermani.
“Kukulla Samantha tashmë ka qenë në një fluturim provë kështu që ajo tashmë ka një përvojë”, tha Cristoforetti.
Ajo thotë se ky është një projekt i rëndësishëm dhe shpreson që të mund të ndërgjegjësojë sa më shumë femra.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)






