Në Britaninë e Madhe ushtria do të fillojë nga e hëna të shpërndajë karburant, në një përpjekje drastike për t’i dhënë fund kaosit të ditëve të fundit, me afro 200 shoferë ushtarakë të vendosur në zonat më të goditura nga mungesa e naftës dhe benzinës. Ndërsa ministrat këmbëngulin se situata po “stabilizohet”, shefat e industrisë mbeten të shqetësuar dhe kanë bërë thirrje që stacionet e shitjes me pakicë të lagjeve të rimbushen shpejt për t’u dhënë besim konsumatorëve, të cilët janë palarajmëruar se tani e tutje do të paguajnë nga 3 paundë më shumë për litër në bënzinate. Kaosi është pjesë e një krize pas daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, me mungesa në furnizimin me energji, karburant por dhe me rafte të zbrazëta ushqimore nëpër supermarkete, e cila pritet të zgjasë me muaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




















