Media Galeri

“Rrobabanjo skarco, janë kot…” Kylie Jenner kritikohet për linjën e re

Kylie Jenner e cila kohët e fundit ka nxjerrë në treg një linjë rroba banjosh është kritikuar për cilësinë e dobët të rrobave të saj pasi klientët janë ankuar se copa është e tejdukshme dhe veshjet kanë qepje të këqija. Rrobat e banjos kushtojnë rreth 80 dollarë, dhe disa nga kostumet janë shitur tashmë në faqen e internetit. Sidoqoftë, në rrjetet sociale pati komente jo të mira.

“Një paralajmërim i madh nëse po mendoni të blini nga linja e re e #KylieJenner. Njerëzit që i kanë blerë tregojnë sa të tmerrshme janë”, shkroi blogeri amerikan, Perez Hilton.

Shumë përdorues të Tiktok gjithashtu kanë ndarë pamje të produktit duke thënë se është një zhgënjim i madh.

Në faqen e internetit, politika e kthimit thotë se artikujt mund të “kthehen brenda 14 ditëve nga data e dorëzimit nëse janë në gjendje të re, të papërdorur dhe me të gjitha etiketat origjinale dhe linjat higjienike të bashkangjitura”. Konsumatorët duhet të sigurojnë me një dëshmi fotografike se ata kanë marrë një artikull të dëmtuar ose me defekt, i cili më pas mund të zëvendësohet ose do të rimbursohet.

Shumë femra që kanë porositur rrobat e banjos nga Kylie kanë thënë se ato janë të qepura keq, duken si të papërfunduara dhe se kanë frikë të lëvizin kur i veshin sepse “nga momenti në moment mund të dalë cdo gjë jashtë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë