Media Galeri

Martohet Romanovi i fundit, në ceremoni edhe Princ Leka me Elia Zaharian

Ceremoni martesore solemne, me rite ortodokse dhe e denjë për një Car, ajo që u mbajt këtë të premte në katedralen Sant’Isac në Shën Petersburg, Rusi, mes trashëgimtarit të fundit të familjes Romanov, Duka i Madh George Mikhailovich Romanov 40 vjeç dhe biznesmenes e shkrimtares italiane, Rebecca Bettarini, 39 vjeçe.

Dhe është hera e parë, që nga kohët e Revolucionit Bolshevik të Tetorit, që një pasardhës i Romanovëve celebron dasmën e tij në ish-kryeqytetin perandorak  të Rusisë cariste.

Në ceremoni, kanë qenë shumë të ftuar dhe përfaqësues nga familjet mbretërore europiane, si ish-mbretëresha e Spanjës, Sofia, me të cilën Romanovët kanë edhe lidhje farefisnore. Mes të ftuarve, ishin edhe çifti mbretëror i Shqipërisë, Princ Leka II dhe Princeshë Elia Zaharia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë