Futboll

Tifozët të pandreqshëm, por klubet vazhdojnë të gjobiten edhe për rregulloren!

Ende nuk është zhvilluar java e 4-t e kampionatit dhe gjobat nga ana e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së janë bërë të zakonshme. Janë standarde tashmë gjobat prej 50 mijë lekësh pë sjelljen e gabuar të tifozëve dhe këtë herë e kanë pësuar Egnatia dhe Tirana. Për kryeqytetasit është hera e dytë që ndodh.

Tifozët janë një probleme më vete dhe duket e vështirë që në vendin tonë ata të disiplinohen. Absurde në fakt duken gjobat për disa klube që nuk respektojnë rregulloren e veprimtarisë, duke mos vendosur në fanella stemën e sponsorit. Ndoshta nuk janë mësuar, sepse për herë të parë Superiorja ka një sponsor, por është hera e dytë që vendosen gjoba për këtë arsye. Dhe për më tepër bëhet fjalë për klube serioze si Partizani dhe Teuta.

Disa nga vendimet kryesore të Disiplinës dhe Etikës
KF Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, dënohet me gjobë në masën 50.000 lekë.
KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, dënohet me gjobë në masën 50.000 lekë.

KF Teuta, për mosrespektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, dënohet me gjobë në masën 50.000 lekë.
FK Partizani, për mosrespektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, dënohet me gjobë në masën 50.000 lekë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë