Mund të jetë një koinçidencë, por që kur rinovimi ka mbetur pezull, Frenk Kesi nuk është më i njëjti lojtar, ai që udhëhiqte Milanin për rikthimin në Ligën e Kampionëve. Duke lënë mënjanë gjykimin e Çakir, ndëshkimi me karton të kuq kundër Atletiko Madridit ka konfirmuar momentin delikat që po kalon mesfushori nga Bregu i Fildishtë.
Skadenca e kontratës më 30 qershor 2022 po afrohet dhe për momentin nuk ka lajme të mira për Milanin dhe tifozët e tij. Distanca mes kërkesës dhe ofertës është ende shumë e madhe: Milani ofron 6.5 milionë euro neto në sezon, kurse lojtari dhe ata që punojnë për të kërkojnë të paktën 8 milionë euro. Në këtë mes me siguri ndikon një ofertë më e mirë nga PSG-ja, ose edhe nga Liverpuli. Takimet mes palëve janë të vazhdueshme, por deri tani nuk ka “tym të bardhë” dhe mund të mos ketë.

Për këtë është i vetëdijshëm edhe Paolo Maldini, i cili është duke vlerësuar situatën dhe mund të marrë vendimin për ta shitur në janar lojtarin. Pas ikjes me parametra zero të Donarumës dhe Çalhanoglu, Milani nuk dëshiron të humbë një tjetër kolonë të ekipit pa arkëtuar asnjë euro. Për këtë nuk përjashtohet mundësia e shitja e Kesi para mbylljes së sezonit, të paktën kështu mund të fitohet diçka. Një opsion ekstrem, por duke parë situatën, nuk mund të përjashtohet.
PSG po ndjek më interes situatën e mesfushorit, por ditët e fundit mësohet se klubi parisien ka vënë në shënjestër edhe lojtarin e Interit, Nikolo Barela.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




