Viti i ri shkollë ka katër ditë që ka filluar por në disa shkolla të Bulqizës ka probleme të shumta për vazhdimin e procesit mësimor pasi mungon stafi pedagogjik.
Në njësinë Ostren, Në Shkollën e Mesme të Bashkuar Ostreni i Madh, nuk janë emëruar ende 10 mësues nga Zyra Vendore Arsimore në Bulqizë duke bërë që 10 klasa të mbeten pa mësim. Nxënësit paraqiten në shkollë çdo ditë, por në mungesë të mësuesve largohen për në banesa.
Ndërsa në shkollën 9-vjeçare Ostreni Vogël vetëm 1 mësues është paraqitur në punë ndërsa mësuesit e tjerë nuk janë emëruar akoma. Shkolla ankese e Ostrenit të Vogël në Lladomericë, ka rreth 70 nxënës, por dhe këtu mungon 1 mësues.
Shkolla “10 dëshmorët” Njësia Administrative Trebisht ka mësues të pa emëruar, ndërsa rreth 100 nxënës nuk e kanë nisur ende vitin e ri shkollor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



