Lojëra me Dore

Naomi Osaka ndërron mendje, vendos të rikthehet shpejt dhe Federer e mbështet

Më pak se një muaj më parë, mes lotësh në konferencë shtypi, pas humbjes me Leila Fernandez në “Us Open”, ajo tha: “Po marr pak pushim nga tenisi. Nuk e di kur do të kthehem”. Tani Naomi Osaka duket më e qetë dhe gjatë një transmetimi të “HBO” është shprehur: “E di që do të kthehem të luaj dhe me shumë mundësi, shumë shpejt, sepse e ndiej sërish atë dëshirë. Nuk më intereson shumë, nëse fitoj apo humb, ajo që dua është të ndjej shtysën për t’u kthyer në fushë”.

Naomi Osaka. Gazeta Si, 29 shtator 2021

Japonezja, që mes Slam-eve të humbura (Roland Garros dhe Uimbëlldon) dhe ndeshjesh të humbura ka dalë nga 5-shja e parë, ka pranbuar se ka probleme, mbi të gjitha në lidhje me shtypin. “I kam dashur gjithmonë kompeticionet dhe zakonisht, sa më e gjatë ishte ndeshja, aq më e kënaqur isha, por kohët e fundit ndjeva se sa më shumë qëndroja në fushë, aq më keq ndihesha. Kisha vërtet nevojë për një pauzë”, – ka shtuar Osaka.

Tenistja japoneze ka shumë mundësi të kthehet në “Wta Finals”, sepse nga “Indian Wells” ka hqur dorë. Ajo ka marrë mnenjëherë mbështetjen e Roxher Federer, i cili ka folur në lidhje me çështjen e tenistëve dhe shëndetit mendor.

“Gazetarë dhe sportistë, të gjithë duhet të ulemi dhe të diskutojmë për situatën, – ka thënë një intervistë për “GQ” zvicerani. – Duhet një revolucion, ose të paktën një evolucion i situatës aktuale. Edhe unë, kur nuk jam në humor të mirë, duhet të kem një lloj sjelljeje ndaj shtyp[it botëror. Është e vërtetë, jemi sportistë profesionistë, por jemi edhe qënie njerëzore”.

Roxher Federer. Gazeta Si, 29 shtator 2021

Sipas Federerit, duhet bërë diçka për të mbrojtur më të rinjtë, yjet e rinj, si Naomi Osaka pak vite më parë dhe Ema Radukanu në Uimbëlldon, që është sulmuar në rrjetet sociale. “Janë histori të pabesueshme si ajo e Naomit, ashtu edhe e Emës. Stresi është i madh dhe mbi të gjitha pjesa më e madhe e presionit vjen nga rrjetet sociale. Nuk arrij ta imagjionoj si do të ishte fillimi i karrierës sime, nëse do të ishin këto rrjete. Pas 10 mesazhesh pozitive ka gjithmonë një negativ dhe natyrisht është ai që merr vëmendjen. Është një situatë e tmerrshme”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë