Emrat e tyre janë Tessa Ganserer dhe Nyke Slawik: janë dy personat e parë në historinë e Gjermanisë që përfaqësojnë pakicën transgjinore në Parlamentin gjerman. Partia e tyre, ajo e Të Gjelbërve, përfundoi e treta në votime, duke shkuar nga 8.9% në 2017 në 14.8% të dielën e kaluar.
Ganserer, 44 vjeç, mori vota në Bavari, ku kishte mbajtur pozicionin e anëtarit të parlamentit rajonal që nga viti 2013: “Falënderoj votuesit nga zemra për besimin e treguar, – shkroi në Twitter, – unë jam ende i mbingarkuar, por mezi pres punën time të re në Berlin”. Ndërsa Slawik, 27 vjeç, hyn në Bundestag pas votave të marra në shtetin perëndimor të Nordrhein-Westfalen.
“Çmenduri! Ende nuk mund ta besoj, por me këtë rezultat historik të zgjedhjeve do të jem patjetër anëtar i Bundestagut të ardhshëm”, – shkruan në Instagram.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)













