Futboll

Gafa e Fenerbahçes, këstin 830.000 euro ia kalon një konçesionari makinash

Diçka e pabesueshme ka ndodhur me një nga klubet më të mëdha turke të futbollit. Drejtuesit e Fenerbahçes kanë pranuar se kanë gabuar në pagesën bankare të 830.929,50 eurove, kësti i marrëveshjes për blerjen nga Empoli të Miha Zajc në janar të 2019-ës. Kjo shumë nuk i ka kaluar klubit italin, por një konçesionari makinash.

Kompania e shitjes së makinave nuk deshi ta kthente shumën dhe kështu klubi turk ndoqi rrugët ligjore. Pasi e fitoi gjyqin, Fenerbahçe bëri të ditur zyrtarisht gjithçka që kishte ndodhur në këtë rast.

Miha Zajc, lojtari i blere nga Fenerbahce. Gazeta Si, 28 shtator 2021

Kësti i 830.929,50 eurove është paguar më 30 shtator të 2020-ës dhe gabimisht shuma shkoi në kasat e “Doetinchem”, konçesioniarit të makinave në Holandë. Më 9 tetor 2020 klubi i Empolit u ankua për faktin se nuk kishte marrë pagesën e parashikuar dhe më pas te Fenerbahçe bënë verifikimet dhe zbuluan gabimin në plotësimin e dokumenteve bankare.

Por telashet nuk përfunduan aty, sepse nga konçesionari refuzohej kthimi i 800.000 eurove, duke e detyruar Fenerbahçen ta hidhte në gjyq. Më 4 gusht gjykata u dha të drejtë turqve, që me një komunikatë zyrtare kanë shpjeguar gjithçka. Një fund i lumtur për të gjithë, sidomos për Empolin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë