Futboll

Propaganda “No Vax” sjell probleme në Premier Ligë, refuzimi vjen nga dezinformimi

Propaganda “No Vax” për të ashtuquajturat efekte anësore të provokuara nga vaksina kundër Covid-it, po krijon probleme edhe në Premier Ligë. Vetëm dy klube, Volverhemptoni dhe Lidsi, kanë njoftuar kompletimin e vaksinimit deri tani.

Ministri i Sport në Angli, Najxhëll Hadëllston, duke folur për “Sun” në lidhje me këtë temë, ka deklaruar: “Është vërtet zhgënjyese të mësosh se disa futbollistë refuzojnë vaksinën për shkak të dezinformimit që qarkullon në rrjetet sociale. Po punojmë me kompanitë e rrjeteve sociale për të eleminuar lajmet false për vaksinat. E vërteta është e treguar nga faktet dhe nga numrat: vaksina mbron atë që merr dozën, pjesëtarët e familjes së tij, miqtë dhe shokët e skuadrës”.

Granit Xhaka, nje nga ata qe refuzojne vaksinen. Gazeta Si, 27 shtator 2021

Edhe disa trajnerë kanë shprehur shqetësimet e tyre. Mikel Arteta i Arsenalit, i pari personazh i Premier Ligës që rezultoi pozitiv ndaj Covid-it më 12 mars, dhe Stiv Brus i Njukasëllit kanë deklaruar se prapa refuzimit të disa futbollistëve është propaganda “No Vax”.

Mes lojtarëve, vetëm mesfushori Granit Xhaka ka pranuar se e ka refuzuar vaksinën. Xhaka rezultoi pozitiv me Covid disa javë më parë, por zbriti në fushë ndaj Totenhemit në derbin më të famshëm të Londrës. Trajneri i Anglisë, Gereth Southgejt, ka thënë se fundi se ka marrë kërcënime online, sepse ka inkurajuar publikisht njerëzit që të vaksinohen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë