Derbi i parë sezonal i Abissnet Superiores, Dinamo-Partizani, do të zhvillohet në Elbasan. Kishte shpresa të mëdha se kjo ndeshje do të luhej në “Air Albania”, por, me sa duket, fusha e këtij stadium do të ruhet për ndeshjen e Kombëtares me Poloninë, që zhvillohet më 12 tetor.
Çështja e stadiumeve në këtë fillim sezoni ka qenë shumë shqetësuese, pasi shumë fusha nuk janë gati për shkak të ndërhyrjeve për përmirësimin e barit. Veç “Air Albanias”, nuk janë gati as fushat e Teutës dhe Laçit, si dhe stadiumi i Kukësit.
Me rikthimin e Dinamos në elitë, janë 3 skuadrat e kryeqytetit, por vetëm Tirana ka stadiumin e saj, “Selman Stërmasin”. Partizani dhe Dinamo duhet të shtegtojnë dhe ndeshjet si ekip pritës duhet të vazhdojnë t’i zhvillojnë në “Elbasan Arena”.
Pas ndërprerjes së kampionatit për shkak të dy ndeshjeve të Kombëtares me Hungarinë dhe Poloninë, “Air Albania” do të jetë gati dhe Partizani e Dinamo nuk do të kenë më nevojë të shkojnë në qytete të tjera.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




