Rolling Stones nisi të dielën turneun e tyre “No Filter” në Amerikë me një video homazh për bateristin e tyre të ndjerë Charlie Watts.
Grupi veteran britanik, në turneun e tyre të parë që nga viti 1963 pa Watts, shfaqi foto dhe video të tij në arenën St. Louis, Missouri, me një kolonë zanore solo daulle.
Ndërsa turma prej rreth 60,000 njerëzve bërtiste “Charlie”, “Charlie”, Mick Jagger, Keith Richards dhe Ron Wood u ngjitën në skenë për hapjen.
“Ishte mjaft emocionale të shihje ato fotografi të Charlie në ekran. Ky është turneu ynë i parë që kemi bërë ndonjëherë pa të,” tha Jagger, duke u kapur për dore në skenë me Richards.
Ai falënderoi fansat për mesazhet e tyre të mbështetjes dhe homazhet ndaj Watts.
“Të gjithëve na mungon Charlie aq shumë në skenë dhe jashtë skenës,” shtoi Jagger.
Bateristi vdiq në Londër pasi iu nënshtrua një operacioni për një problem të paspecifikuar.
Ndërkohë Steve Jordan zuri vendin e Watts në bateri. Jordan ishte shpallur në gusht si një zëvendësim i përkohshëm për Watts, të cilin fillimisht u mendua se do të kthehej pasi kishte nevojë për kohë për t’u shëruar.
Turneu 13-ditor, i cili u vonua për shkak të pandemisë koronavirus, përfundon në Nëntor dhe grupi akoma nuk ka thënë nëse është i fundit.
“Nuk e di, çdo gjë mund të ndodhë. Nëse gjërat janë mirë vitin e ardhshëm dhe të gjithë ndihen mirë, jam i sigurt që ne do të bëjmë shfaqje. Për momentin vetëm po përpiqem të përqendrohem në këtë turne tani”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



