Futboll

Video/ Partizani shmang humbjen në sekondat e fundit ndaj Vllaznisë

Një gol i shënuar nda Arinaldo Rrapaj në fundin e ndeshjes ka shmangur humbjen e Partizanit në “Elbasan Arena”, ku të kuqtë pritën Vllazninë për javën e tretë të Abissnet Superiores. Ishte barazimi tretë për këtë javë në po kaq ndeshje të luajtura, pas atyre të së shtunës mes Teutës dhe Dinamos dhe Kastriotit e Tiranës.

Sfida e luajtur në Elbasan foli për një Vllazni në një formë shumë të mirë sportive dhe shumë të rrezikshme në sulm. Shkodranët shënuan që në minutën e 4-t me brazilianin Da Silva, pas një aksioni me protagonist kryesor Latifin. Partizani tentoi më shumë me goditjet standarde për të bërë diçka, por Kaçe u ndal nga Zogoviç. Në sulmin e të kuqve ndihet mungesa e lojtarëve me kualitet.

Vllaznia kundërsulmoi disa herë rrezikshëm, ndërkohë që trajneri Bërdariç humbi Da Silvën për dëmtim. Trajneri Daja kreu disa lëvizje në pjesën e dytë, duke e shtyrë skuadrën përpara, në kërkim të barazimit, që erdhi vetëm 2 minuta para fundit. Para se Rrapaj të shënonte me një gjuajtje të saktë me të djathtën, Filipoviç goditi traversën e portës shkodrane.

Pas tri javësh kampionat, Vllaznia gjendet në kuotën e 5 pikëve, ndërsa Partizani ka vetëm 2 pikë. Renditja kryesohet me 6 pikë nga Kukësi, që nesër ndeshet me Laçin në stadiumin e Kamzës. Nesër luhet edhe ndeshja tjetër, Egnatia-Skënderbeu.

Abissnet Superiore, java e tretë
Sot
Partizani-Vllaznia 1-1
Të shtunën
Teuta-Dinamo 0-0
Kastrioti-Tirana 1-1
Të hënën
Laçi-Kastrioti
Egnatia-Skënderbeu


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë