Media Galeri

Italia shpallet kampione e botës në pastiçeri

Italia ngjitet edhe një herë në krye të podiumit. “Axurrët” marrin në shtëpi Kupën Botërore të Pastiçerisë. Edicioni i vitit 2021, u mbajt të shtunën në Lion të Francës dhe shpërbleu talentin dhe krijimtarinë e Massimo Pica-s, specialist i çokollatave, Lorenzo Puca-s, specialist i ëmbëlsirave dhe Andrea Restuccia-s, specialist i akulloreve.

Është hera e tretë që Italia e fiton një çmim kaq prestigjioz. Në vend të dytë u rendit Japonia, e cila fitoi medaljen e argjendtë dhe më pas Franca me bronzin.

Ekipi Italian kishte 10 orë kohë për të bërë një ëmbëlsirë për të ndarë, me shije vanilje dhe portokalli me shtresa kremi pastiçerie, pandispanje çokollate, krem ​​vanilje, pelte me shije portokalli dhe një me çokollatë me salcë.

Torta e akullores ishte bërë me një pjesë qendrore pelte luleshtrydhesh dhe mjedër, një maskarpone dhe mjedër, bajame dhe fruta pasioni.

Gjithçka brenda një cilindri beze me një kompozim ekzotik. Akullore me bajame, vanilje dhe limon me një bazë keku me krem, mjedër dhe bajame.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë