Një episod mjaft interesant ka ndodhur gjatë ndeshjes Xhenoa-Verona, që përfundoi në barazim, 3-3. Vëmendjen e ka marrë goli i tretë i Xhenoas, i shënuar nga sulmuesi Matia Destro, i cili mbante në dorë në ato momente një shishe uji.

Pamjet e këtij goli kanë bërë xhiron e botës, pasi të gjithë janë bërë kuriozë pse sulmuesi italian e mbante atë shishe në fushë. Edhe mënyra e realizimit të golit ishte shumë e bukur, ai kaloi një mbrojtës dhe mposhti portierin kundërshtar me një parabël.
“Goli me shishe në dorë? Kisha kontraktime dhe isha shumë i lodhur, nuk dija ku ta hidhja shishen dhe e mbajta në dorë”, – ka thënë Destro pas ndeshjes. Ai shëoi dy gola në atë ndeshje, duke i dhënë një pikë skuadrës së tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




