Abissnet Superiore vazhdon me serinë e barazimeve dhe në javën e tretë të saj. Të dyja ndeshjet e sotme nuk kanë nxjerrë asnjë fitues, por edhe asnje humbës, ashtu si javën e dytë, kur 4 nga 5 ndeshje u mbyllën në paqe.
Tirana nuk mundi të fitonte as ndaj Kastrioti, që sot ka marrë pikën e parë të kampionatit. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e Kamzës përfundoi në barazim, 1-1. Krutanët realizuan me penallti në fundin e pjesës së parë. Për skuadrën e Shehit barazoi Seferi pak pas nisjes së pjesës së dytë, por në minutat e mbetura bardheblutë nuk mundën ta gjenin golin e fitores dhe ky është një tjetër hap fals për ta.
Teuta dhe Dinamo u ndanë në barazim, 0-0, në një ndeshje që prodhoi emocione në momente të caktuara. Për t’u përmendur është një shtyllë e Kallakut dhe një rast i mirë i Dinamos me Sofranak. Për të dyja skuadrat, ky është barazimi i dytë radhazi në këto tri javë kampionat. Si durrsakët, ashtu edhe kryeqytetasit, kanë grumbulluar nga 5 pikë.
Java e tretë e Superiores vazhdon nesër dhe sfidën Partizani-Vllaznia, dhe pasnesër me ndeshjet Laçi-Kukësi dhe Egnatia-Skënderbeu.
Abissnet Superiore, java e tretë
Sot
Teuta-Dinamo 0-0
Kastrioti-Tirana 1-1
Të dielën
Partizani-Vllaznia
Të hënën
Laçi-Kastrioti
Egnatia-Skënderbeu
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




