Motosport

Surprizë në Rusi/ Norris do të niset i pari nesër, vend i katërt për Hemilton

Lando Norris dhe Karlos Sainz do të jenë në rreshtin e parë për nisjen e Çmimit të Madh të Rusisë. Një surprizë e bukur kjo në kualifikueset e sotme, që janë kushtëzuar nga moti i keq në cirkuitin e Soçit.

Në fundin e kualifikueseve, kalimi në gomat “slick” ka shpërblyer skuderitë MekLaren dhe Ferrari, ndërkohë që ka penalizuar Mercedesin, që nuk ka shkuar më shumë se vendi i katërt me kampionin e botës Ljuis Hemilton (që bëri një gabim në bokse). Para britanikut, në vend të tretë, do të jetë shoku i skuadrës, Xhorxh Rasell.

Në rreshtin e tretë do jenë Daniel Riçardo dhe Fernando Alonso, i shtati është renditur Valteri Botas. Nga fundi do ta nisin garën e nesërme Sharl Leklerk dhe Maks Vershtapen, të cilët i kanë kursyer makinat e tyre në prag të Çmimit të Madh të Rusisë, që parashikohet të zhvillohet në terren të thatë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë