Prodhuesi i Vespas, Piaggio ka krijuar robotin-valixhe që quhet “Gitamini”. Imagjinoni një robot-valixhe që ju ndjek nga pas kudo ku shkoni ndërkohë që mban gjithë gjërat e tua.
Kjo është ideja pas Gitamini, një robot që transporton materiale dhe produkte.
E veçanta e këtij roboti është se, falë teknologjisë së radarit dhe një sërë kamerash, Gitamini mund të ndiejë çfarë ndodhet rreth tij, të frenojë automatikisht dhe të ndjekë nga pas pronarin e tij.
“Roboti peshon më pak se 13 kilogramë dhe është në gjendje të ecë në korridoret, trotuaret dhe rrugicat e supermarketeve”, tha zëdhënësi i Piaggio-s.
Gitamini mund të mbajë deri në 20 kilogramë ushqime, veshje ose produkte të tjera dhe mund të ecë edhe me kapakun hapur ose hequr në rast se njerëzit duan të fusin në të sende të mëdha.
Sipas Piaggio Fast Foward (PFF), sektori robotik i prodhuesve të skuterëve, roboti mund të ecë deri në 21 kilometra dhe fiket automatikisht nëse është në punë për më shumë se 30 minuta për të kursyer baterinë.
Aktualisht, Gitamini vjen në disa ngjyra dhe do të jetë në dispozicion për klientët amerikanë më 15 tetor dhe kushton 1850 dollarë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)





