Rio de Zhaneiro është gati të organizojë Botërorin e klubeve 2021, pas tërheqjes së Japonisë, që duhej ta priste këtë event në dhjetor. Lajmi bëhet i ditur nga kryebashkiaku i qytetit brazilian, Eduardo Paes. “Po punojmë për këtë gjë. Rio është gati dhe duke qenë se Japonia është tërhequr, do të ishte vërtet interesante ta organizonim ne”, – ka thënë ai në rrjetet sociale.
Paes ka saktësuar po ashtu se administrata e tij ka kontaktuar tashmë Federatën Braziliane të Futbollit dhe drejtues të tjerë. “Kemi kontakte edhe me FIFA-n. Nuk është e lehtë, sepse duket se ka një dëshirë për ta organizuar këtë kompeticion në Azi”, – ka shtuar Paes.
Japonia hoqi dorë nga Botërori i klubeve për vitin 2021 më 9 shtator, për shkak të masave shtrënguese që kanë të bëjnë me pandeminë. FIFA nuk ka marrë ende një vendim zyrtar dhe nuk përjashtohet mundësia që kompeticioni të shtyhet për në vitin 2022. Rio e ka pritur këtë event në vitin 2000, kur fitues doli Korinthiansi i San Paolos.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




