Media Galeri

Një memorial në vendin ku Gabby Petito postoi fotografinë e saj të fundit

Një memorial është ngritur për Gabby Petito jashtë “The Monarch”, një restorant në Ogden, Utah, ku ajo postoi foton e saj të fundit në Instagram.

Në një postim në Facebook, organizatori i memorialit Jack McMahon tha se edhe pse Petito nuk ishte nga Utah, ajo pa bukurinë e atij vendi dhe “duke qenë se fotografia e saj e fundit është bërë pikërisht në këtë vend, ne vendosëm të nderojmë kujtimin e saj”.

Petito, një Youtuber e njohur u raportua e zhdukur nga familja e saj më 11 shtator, 10 ditë pasi i dashuri i saj Brian Laundrie u kthye në shtëpinë e familjes së tij në North Port, Florida, pa të.

Menjëherë lajmi bëri xhiron e botës dhe të gjithë u fokusuan në gjetjen e saj.

Familja e saj tha se ata folën për herë të fundit me Petito në fund të gushtit. Fotografia e fundit e Petito në Instagram ishte ajo duke mbajtur një kungull para “The Monarch”. U postua më 25 gusht dhe mbishkrimin “Gëzuar Halloween-in”.

Të martën, FBI konfirmoi se mbetjet e gjetura pranë Parkut Kombëtar Grand Teton ishin të Petito dhe se vdekja e saj ishte një vrasje.

Autoritetet janë ende në kërkim të Laundrie, i cili ishte zhdukur që nga 14 shtatori, sipas familjes së tij. Ai është i dyshuari kryesor për vrasjen e saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë