Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka deklaruar se nuk ka ndër mend të pajtohet dhe të mbyllë çështjen e ngritur ndaj kreut të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, të cilin e ka paditur për shpifje.
Duma u paraqit këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, ndërsa Veliaj nuk ka qenë i pranishëm.
Pas seancës, deputetja tha për mediat se Veliaj ka kërkuar shtyrje të gjyqit, ndërsa vetë ajo nuk ka dhënë dakordësinë për pajtim në këtë seancë. Ajo u shpreh e vendosur që t’i shkojë gjyqit deri në fund.
“Nuk kam dhënë dakordësinë për pajtimin. Gjyqtari ka kërkuar paraqitjen e Veliajt, e di që nuk ka për t’u paraqitur. Duhet vijuar kjo seancë gjyqësore deri në fundin e saj për të dhënë një gjë të vetme. Janë me dhjetëra vite në skenën publike, nuk është më çështja ime personale, herë pas here është politike. E vërteta duhet të kthehet në institucion”.
Duma theksoi se ka nisur një betejë për vlerën e fjalës dhe vërtetësinë e saj. Grida Duma ka depozituar në Gjykatën Penale, një padi për shpifje kudër kreut të Bashkisë së Tiranës, ku e akuzon si trafikante apartamentesh. Ajo kërkon një dëmshpërblim deri në 3 milionë lekë për këtë çështje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



