Pas kampionatit, starton edhe Kupa e Shqipërisë. Luhen sot ndeshjet e turit të parë, që zhvillohen me sistemin vajtje ardhje. Ashtu si në edicionet e fundit, skuadra janë të ndara në dy grupe, A dhe B. Secili prej dy grupeve luan sot tetë ndeshje dhe në total janë 16 ndeshje.
Vllaznia, fituesja në fuqi e Kupës së Shqipërisë, e nis mbrojtjen e trofeut në fushën e Labërisë. Skuadrat e Superiores luajnë sot në transfertë, por ndaj kundërshtarëve më të dobët. Ndeshjet e kthimit do të zhvillohen më 14 tetor.
Kupa e Shqipërisë, turi i parë
Grupi A
Sot, ora 16:00
Tërbuni-Partizani
Shkumbini-Tirana
Luzi 2008-Teuta
Oriku-Bylis
Erzeni-Dinamo
Besëlidhja-Burreli
Vora Korabi
Veleçiku-Skënderbeu
Grupi B
Labëria-Vllaznia
Maliqi-Kukësi
Butrinti-Laçi
Elbasani-Kastrioti
Flamurtari-Apolonia
Turbina-Egnatia
Lushnja-Tomori
Besa-Pogradeci
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




