Artistja Abeer Jebril ka bërë një sërë pikturash që tregojnë jetën në Palestinë, mes bukurisë dhe dhimbjes, kufizimeve, problemeve sociale dhe politike.
Ajo ka bërë balerina të lidhura me tela me gjemba, duke kërcyer mbi shkëmbinj, ose duke u përballur me barrikada për të pasqyruar atë që ajo e quan realiteti i grave në Gaza.
Ajo shpreson se portretet e saj do të tërheqin vëmendjen ndaj problemeve sociale dhe politike me të cilat përballen gratë në Gaza, shtëpia Palestinëve e shkatërruar nga luftërat dhe problemeve ekonomike.
Frymëzuar nga Edgar Degas, një artist impresionist francez, Jebril tha se një balerinë i përshkruan gratë si të bukura, të lira, të fuqishme dhe atletike.
“Arsyeja që zgjodha balerinën është se e shoh atë si një ikonë të bukurisë dhe fuqisë. Prandaj, e zgjodha atë që të bëhet heroi i veprave të mia,” tha Jebril, 35 vjeç.
Ajo tha se pikturat e saj hedhin dritë mbi mënyrën se si “gratë vuajnë nga dominimi i burrave dhe paaftësia për të thënë një fjalë për çështjet që kanë rëndësi”.
Jebril tha se ajo merr ide për pikturat e saj nga lëvizjet e balerinëve ndërkombëtarë dhe ato të vajzës së saj 11-vjeçare Maya, e cila kërcen balet.
Portretet e saj janë ekspozuar në galeritë në disa vende evropiane dhe arabe.\Reuters\
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)






