Italia është shpallur kampione Europe në volejboll për meshkuj. Në Katovice, skuadra e trajnerit De Xhorxhi mundi Slloveninë në një finale të pafundme, që e fitoi me tie-break. Italianët u treguan të aftë të përmbysnin setin e disavantazhit dy here dhe të fitonin me rezultatin 3-2. Setet përfunduan 22-25, 25-20, 20-25, 25-20 dhe 15-11.
Ishte një mbrëmje magjike për Lavia dhe Mikeleto, të cilët realizuan respektivisht 21 dhe 17 pikë. Për Italinë ky është titulli i shtatë dhe i pari që nga viti 2005. Është një sukses i dyfishtë për volejbollin italian, që më parë ka fituar titullin europian edhe me femrat.

Finalja me Slloveninë ishte plot emocione dhe shumë e luftuar. Gjithçka u vendos me setin e 5-t, ku italianët shfaqën potencialin e tyre dhe e fituan këtë set 15-11. Fillimi i ndeshjes ishte pak i ndrojtur për ta dhe më i mirë për Slloveninë, që kërkonte të evitonte medaljen e tretë të argjendtë në këto 4 edicionet e fundit.
Italia bëri diferencën në pjesën finale të ndeshjes, duke barazuar në 2-2, për të fituar në fund setin e 5-të, që në fakt e nisën keq, por rikuperoi shpejt. Ishte suksesi i radhës për Italinë, ndërsa sllovenët shpërthyen në lot pas humnbjes së tretë në po kaq finale, në 2015-ën, 2019-ën dhe 2021-shin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




