Edhe pse do të zyrtarizohet në tetor, kalendari i Formulës 1 për vitin 2022, – më i gjati i të gjitha kohërave, – është përcaktuar tashmë. Në total do të jenë 23 Çmime të Mëdha, me katër “dopieta” dhe tre “tripleta” garash radhazi.
Botërori i ri nis në mars, në Bahrein. Ky cirkuit, me shumë mundësi, do të presë edhe një sesion testesh dimërore, bashkë me Barcelonën. Mbyllja është parashikuar për në cirkuitin e Jas Marina të Abu Dhabit, më 20 nëntor. Pas 5 garave të para mes Lindjes, Azisë dhe Amerikës, gara e parë europiane do të jetë ajo e 22 majit në cirkuitin e Montmeló të Barcelonës.

Mes risive është Çmimi i Madh i Majemit, që do të zhvillohet më 8 maj, kurse gara e Arabisë Saudite, — këtë vit e parafundit e Botërorit, – është spostuar për në fillim të tij, më 27 mars. Në rast se nuk do të krijohen probleme nga pandemia, rikthehen garat në Australi, Kanada, Japoni dhe Kinë, ndërsa Gjermania mbetet jashtë. Mund të ndërrohen datat e garave të Silverston dhe Austrisë, duke qenë se në Angli në të njëjtën kohë luhet edhe finalja e tenisit në turneun e Uimbëlldonit.
Dyshimet kryesore lidhen me garat e 17 korrikut dhe 2 tetorit. Për të parën ka një balotazh mes Francës dhe Italisë, kurse për të dytën është sfidë Singapor-Turqi. “Tripleta” e parë nis më 3 korrik, me Silverston, Austri dhe Francë ose Itali. Sezoni do të përfundojë më 20 nëntor, duke u dhënë kështu mundësi stafeve të përgatiten për kampionatin e 2023-shit.
Kalendari provizor i F1 për vitin 2022
20 mars – Bahrein, Sakhir
27 mars – Arabi Saudite, Jedah
10 prill – Australi, Melburn
24 prill – Kinë, Shanghai
8 mas – Usa, Majemi
22 maj – Spanjë, Barcelonë
29 mas – Monako, Montekarlo
12 qershor – Azerbaixhan, Baku
19 qershor – Kanada, Montreal
3 korrik – Britani e Madhe, Silverston
10 korrik – Austri, Zeltveg
17 korrik – Francë ose Itali, Le Kastelet ose Imola
31 korrik – Hungari, Budapest
28 gusht – Belgjikë, Spa-Frankorshamp
4 shtator – Holandë, Zandvort
11 settembre, Italia, Monza
25 shtator – Rusi, Soçi
2 tetor – Singapor ose Turqi, Singapor ose Istanbul
9 tetor – Japoni, Suzuka
23 tetor – Usa, Austin
30 tetor – Meksëikë, qyteti i Meksikos
13 nëntor – Brazil, Interlagos
20 nëntor – Abu Dhabi, Jas Marina
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




