Media Galeri

Kryevepër apo monstruozitet? Turistët të habitur nga vepra e artit në Harkun e Triumfit

Në Paris, Harku i Triumfit është mbështjellë me një perde, një instalacion i ideuar nga artisti i ndjerë, Christo.

Kjo ka mjaftuar që turistët dhe vetë banorët të reagojnë. Disa që shprehen se kjo vepër është e tmerrshme.

Punëtorët kaluan disa ditë duke mbështjellë harkun prej 50 metrash të shekullit të 19-të me një perde plastike të argjendtë blu, të riciklueshme, një projekt i imagjinuar për herë të parë dekada më parë nga Christo, i lindur në Bullgari.

Turisti holandez Chester Hursman e quajti instilacionin “një letër higjenike”.

Të tjerë thanë se nuk arrijnë ta kuptojnë se ku fillon dhe ku mbaron vepra e artit.

“Pra a është ky një instalacion i mirëfilltë apo do të bëjnë diçka në të”, tha një nga turistët.

Vepra, e njohur si “L’Arc de Triomphe Wrapped” u përfundua nga nipi i Kristos, Vladimir Yavachev, i cili javën e kaluar tha se përfundimi i projektit ishte një premtim që ai i bëri xhaxhait të tij.

Christo, emri i plotë i të cilit ishte Christo Javacheff, ishte i njohur për “instalacionet e tij më të mëdha se jeta”. Ai ishte pjesë e projektimit të ndërtesës së parlamentit Reichstag në Berlin dhe ngriti një perde të madhe në një pjesë të një kanioni në Kolorado.

Ai gjithashtu mbuloi urën Ponf Neuf të Parisit me pëlhurë të verdhë në 1985

Turistët do të jenë akoma në gjendje të vizitojnë Harkun e Triumfit dhe tarracën e tij panoramike.

“Burri im nuk e kishte parë kurrë atë (Harkun e Triumfit) dhe kështu e bëra atë të ecë dy kilometra për të parë diçka që nuk i pëlqen aspak”, tha një banor i Kolorados, Andrea Stutesman.\Reuters\


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë