Sociale

Covid-19/ Vazhdojnë shifrat e larta, 4 humbje jete dhe 992 raste të reja në 24 orë

4 persona kanë humbur jetën dhe 992 raste të reja me Covid-19 janë raportuar nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit.

Në këtë interval kohor janë shëruar 843 persona duke e çuar numrin e të shëruarve në 144.122  që nga fillimi i epidemisë dhe janë kryer 5480 testime.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki : 341 raste në Tiranë, 96 raste në Shkodër, 77 raste në Durrës, 40 raste në Lushnje, 34 raste në Elbasan, 33 raste në Fier, 25 Malësi e Madhe, 23 raste në Kamëz, 22 raste në Lezhë, Sarandë, Berat, 20 raste në Krujë, Kavajë, 19 raste në Kukës, Vlorë, 16 raste në Kurbin,  15 raste në Gjirokastër, 12 raste në Gramsh, 11 raste në Vorë, 10 raste në Has, Librazhd, 9 raste në Mallakastër, Dimal, 7 raste në Shijak, Devoll, 6 raste në Mat, Pogradec, Peqin, 5 raste Vau i Dejës, Patos, Libohovë, Skrapar, 4 raste në Bulqizë, Divjakë, 3 raste në Rrogozhinë, Dibër, Rroskovec, Tepelenë, 2 raste në Mirditë, Delvinë, Korçë, Cerrik, Belsh, 1 rast në Fushë-Arrëz, Klos, Selenicë, Dropull, Kolonjë.

Aktualisht janë 12.744 pacientë aktivë me Covid-19 në vend.

 Po marrin trajtim spitalor të specializuar 194 pacientë, nga të cilët 32 janë në gjendje më të rënduar. Personat që kanë humbur jetën janë: një qytetare nga Lezha 60 vjeç, një qytetare nga Vlora 67 vjeç, një qytetar nga Berati 73 vjeç, një qytetar nga Librazhdi 79 vjeç.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë