Erë, stuhi, përmbytje dhe temperatura të ulëta. SHBA-ja, Kina dhe Filipinet janë goditur nga dy uragane të fuqishëm, duke bërë që mbarë bota të jetë edhe njëherë dëshmitare e forcës së pashembullt të natyrës.
Uragani Florence ka “shkundur” brigjet e Karolinës së Veriut, duke lënë 13 viktima dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Një qytetet i tërë ka mbetur pa energji elektrike, qindra shtëpi janë shkatërruar dhe dhjetëra pemë kanë bllokuar rrugët. Autoritetet amerikane kanë njoftuar të evakuuarit të mos kthehen akoma në shtëpi, por shumë persona kanë injoruar urdhrin dhe tani kanë mbetur të izoluar në shtëpitë e përmbytura, duke kërkuar ndihmë.
Pas Filipineve, tajfuni Mangkhut vazhdoi marshimin e tij drejt Kinës. Gjysmë milion njerëz janë evakuuar nga shtatë qytete në provincën e Guangdong. Në Hong Kong autoritetet kanë dhënë alarmin maksimal për stuhinë, e cila ka shkundur qytetin me erëra të dhunshme që e kanë kaluar shpejtësinë e 232km/orë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.