Media Galeri

Bangkok, shoferët mbjellin lule dhe perime mbi taksi

Taksitë e Bangkokut, kryeqytetit të Tajlandës, janë dalluar gjithmonë për ngjyrat e tyre të ndritshme: drita vezulluese dhe të ndezura në portokalli, që shkëlqejnë në trafik nën kapakun mbytës të qiellit ose midis dritave të qytetit gjatë natës.

Por tani ka një detaj shtesë për t’i bërë ato edhe më unike. Në kohë pandemie, në fakt, shumë makina që kanë qëndruar në vend janë shndërruar në kopshte perimesh. Kopshtet dhe të korrat kanë lulëzuar në çatitë dhe kapakët e makinave të parkuara.

Ideja erdhi nga pronari i kompanisë së taksive me qira, “Ratchaphruek Taxi Cooperative”, i cili lejoi punonjësit e tij të përdorin taksi për të mbjellë perime dhe lule.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë