Kristiano Ronaldo u kthye tek Manchester United pas 12 vitesh dhe ndeshja e ditës së djeshme (e shtunë) ishte një ndeshje historike për të.
Në ndeshjen e tij të parë pas kthimit, aktivistë të grupit feminist “Level Up” ngriten një banderolë “Believe Kathryn Mayorga”.
Mayorga është një e re e cila thotë se Ronaldo e përdhunoi atë në 2009 në Las Vegas, kur rihapi çështjen në vitin 2018. Në vitin 2019, prokurorët në SHBA thanë se futbollisti nuk do të përballej me akuza pasi akuzat nuk mund të provoheshin.
Ronaldo gjithmonë i ka mohuar pretendimet. Megjithatë, sulmuesi portugez thuhet se i pagoi Mayorga një shumë prej 336,000 €, si pjesë e një marrëveshjeje që kërkonte që Mayorga të heshtte në lidhje me akuzat.
“Unë i mohoj me forcë akuzat e ngritura kundër meje,” shkroi Ronaldo në Tëitter në 2018. “Përdhunimi është një krim i neveritshëm që shkon kundër gjithçkaje që unë jam dhe besoj.”
Grupi feminist i fushatës që qëndron pas nismës thotë se ata donin të përdorin ndeshjen historike për të nxjerrë në pah “kulturën e heshtjes rreth abuzimit nga komuniteti i futbollit”.
“Ne donim t’u jepnim një mesazh burrave të gjithëfuqishëm dhe të pasur se ata nuk mund të veprojnë pa u ndëshkuar.”
“Por ishte gjithashtu një mesazh për të gjithë të mbijetuarit të thonë se ne jemi me ju. Pra, ishte një mesazh për autorët dhe një gjest solidariteti edhe me viktimat”, thanë grupi i vajzave.\EuroNews\
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje