Media Galeri

Del në shitje makina ku u qëllua Tupac Shakur

Tupac Shakur u qëllua në 1996 në Las Vegas ndërsa ndodhej si pasagjer në një makinë. Tani, 25 vite më vonë, makina ka dalë në shitje për më shumë se 1.4 milion euro. Pronari i saj ka vendosur të shesë makinën tip BMW 750IL.

Shakur u godit në gjoks, krah dhe kofshë nga katër fishekë të kalibrit 0.40. Ai vdiq në spital gjashtë ditë më vonë dhe vrasësi nuk është zbuluar kurrë.

Makina është në gjendje të mirë dhe vrimat e lëna nga të shtënat atë natë janë riparuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë